Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"E pabesueshme"! Nora Gjakova flet pas fitores: E falënderoj Zotin për këtë medalje

"E pabesueshme"! Nora Gjakova flet pas fitores: E falënderoj

Nora Gjakova nuk mund ta besojë ende atë që e arriti sot. Xhudistja kosovare e fitoi sot medaljen e artë olimpike pasi dominoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo e pranon se nuk kishte besuar se do ta fitonte medaljen. Por, në fund ajo e kompletoi me medalje olimpike një karrierë me plot suksese.

Ajo e falënderon Zotin që e ndihmoi për ta bërë këtë arritje të madhe.

“Ende po më duket e pabesueshme. Në momentin që jam kualifikuar në finale nuk e kam besuar se mund të fitoj edhe në finale. Titulli i kampiones olimpike, vërtetë e pabesueshme. Pa dyshim, është ndjenjë e papërshkrueshme. Kurrë nuk e kam besuar se do ta fitoj medaljen e artë olimpike. Normalisht, kam ardhur të fitoj, por kurrë nuk i dihet sa i përket medaljes olimpike. Shpresoj që ky nuk është fundi i karrierës sime. Ende mendoj të vazhdoj tutje”, deklaroi Nora për “RTK”.

“Unë dua ta falënderoj ekipin, janë të jashtëzakonshëm. Faleminderit Tonit, i cili është meritori kryesor i të gjitha sukseseve tona, pastaj e falënderoj edhe familjen. Faleminderit Majlindës, e cila na ka hapur rrugët. Faleminderit të gjithëve”, shtoi ajo.

“E falënderoj Zotin për këtë medalje, gjatë tërë ditës jam lutur për këtë medalje. Në Rio, për shkak të lëndimit nuk kam mundur të arrija atë që e doja. Por, ndoshta kjo më ka ndihmuar që tash të jem”, theksoi tutje Gjakova.

Ajo e pranon se do të dëshironte që medalje të fitonte edhe vëllai i saj, Akil Gjakova, i cili megjithatë përfundoi i shtati në Olimpiadë.

“Ishte një ditë me emocione të dyfishta. Gjatë tërë kohës jam ngritur dhe kam zbritur nëpër shkallë, nuk më zihej vendi vend. Kjo pasi aty ishte sot edhe Akili. Kam pasur shumë dëshirë që edhe Akili ta fitonte një medalje. Por, prapë se prapë po kthehemi me medalje në shtëpi”, përfundoi Nora Gjakova.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore