Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

E pabesueshme/ Irani ekzekuton kampionin e mundjes

E pabesueshme/  Irani ekzekuton kampionin e mundjes

Navid Afkari, një mundës iranian, i dënuar për vrasje, është ekzekutuar, raportoi të shtunën media shtetërore iraniane.

Dënimi i Afkari ishte kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Afkari është ekzekutuar “në mëngjesin e sotëm pasi procedurat ligjore kanë mbaruar”, citohet të ketë thënë kreu i departamentit të drejtësisë në provincën Fars.

Afkari ishte dënuar për vrasjen e një personi në qytetin Shiraz më 2018, gjatë protestave masive anti-qeveritare.

Rasti ndaj tij kishte nxitur kritika të komunitetit ndërkombëtar. Akfari kishte deklaruar se ishte torturuar dhe ishte detyruar që të pranonte fajin, kanë thënë familja e tij dhe aktivistët, ndërkaq, avokati i tij mbrojtës ka deklaruar se nuk ka pasur prova që klienti i tij të shpallej fajtor.

Sistemi i drejtësisë i Iranit ka mohuar se Akfari i është nënshtruar torturave. Akfari ishte kampion i sportit të mundjes në Iran.

Një union botëror që përfaqëson 85,000 atletë, ka thënë më 8 shtator se nëse Irani e ekzekuton Afkarin, Irani do të përjashtohet nga organizatat botërore të sportit.

Presidenti Trump po ashtu, gjatë këtij muaji, i bëri thirrje Iranit që të mos e ekzekutojë Afkarin. “Kam dëgjuar që Irani po dëshiron që ta ekzekutojë sportin e njohur të mundjes, 27-vjeçarin Navid Afkari, për faktin se ai ka marrë pjesë në protestat anti-qeveritare. Ata po protestonin për përkeqësimin e situatës ekonomike të vendit”, ka shkruar Trump në Twitter më 3 shtator./REL

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore