Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

E goditi në kurriz dhe i bërtiste/ Lojtari arab zbulon çfarë i tha Leo Messi-t gjatë ndeshjes

E goditi në kurriz dhe i bërtiste/ Lojtari arab zbulon

Arabia Saudite shkaktoi një tronditje të madhe në Kupën e Botës 2022 sot, duke kthyer rezultatin për të mposhtur Argjentinën 2-1 në Grupin C.

Mbrojtësi Ali Al-Bulaihi rrëfeu për GOAL  momentin që u vu re nga kamerat kur ai i foli Messi-t gjatë ndeshjes. Ai zbuloi se i kishte thënë se nuk do mund të fitonte. 

 “I thashë se nuk do të fitosh”, tha Al-Bulayhi kur u pyet se çfarë i kishte thënë Messit. Kapiteni argjentinas kishte hapur rezultatin gjatë ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë, por nuk mundi të parandalonte përfundimin e serisë së pamposhtur prej 36 ndeshjesh të skuadrës së tij.

Messi tashmë ka lëshuar një thirrje të madhe pas humbjes, duke i thënë skuadrës së tij se duhet të jenë "më të bashkuar se kurrë".

Argjentinës i kanë mbetur ende Meksika dhe Polonia për të luajtur në grup.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore