Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

E FUNDIT/ Manchester United zgjedh trajnerin e ri të përkohshëm

E FUNDIT/ Manchester United zgjedh trajnerin e ri të përkohshëm

Manchester United ka rënë dakord për një marrëveshje me Ralf Rangnick që gjermani të jetë trajneri i tyre i përkohshëm.

Ole Gunnar Solskjaer u largua nga klubi të dielën në mëngjes. Michael Carrick mori drejtimin e përkohshëm të ekipit të parë dhe i udhëhoqi ata në një fitore 2-0 ndaj Villarrealit në ndeshjen e tyre në Champions League të martën në mbrëmje.

Por siç zbuloi ekskluzivisht The Athletic sot pasdite, United tani ka lëvizur për të sjellë Rangnick në një marrëveshje deri në fund të sezonit. Ai do të ketë edhe dy vite të tjera në një rol konsulent.

63-vjeçari, i cili shihet si ‘kumbari’ i stërvitjes moderne në Gjermani, po lë punën e tij si drejtues sportiv dhe zhvillimit në ekipin e Lokomotivit të Moskës për të marrë këtë rol.

Rangnick ka rënë dakord për një marrëveshje gjashtëmujore deri në fund të majit.

E FUNDIT/ Manchester United zgjedh trajnerin e ri të përkohshëm

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore