Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

E duan të gjithë te Galatasaray, Rashica pranë firmosjes me klubin turk

E duan të gjithë te Galatasaray, Rashica pranë firmosjes me

E ardhmja e Milot Rashicës duket se do të jetë në Turqi te skuadra e Galatasarayt.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës u bashkua me skuadrën turke në fillim të sezonit në formë huazimi 1-vjeçar nga Norwich.

Megjithatë sipas raportimeve të medieve turke presidenti Dursun Ozbek, drejtori sportiv Erden Timur dhe vetë trajneri Okan, po planifikojnë sezonin e ardhshëm dhe Rashica duket se është një nga prioritetet e tyre.

Kontrata e sulmuesit dardan me Norwich skadon në 2025-ën kështu që Galatasaray duhet t’i paguajë vlerën e kartonit të Rashicës klubit anglez, që kërkoj një shifër e konsideruar modeste, rreth 5 milionë euro./ SuperSport

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore