Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

E dhimbshme/ Leo Messi bën deklaratën që nuk do donim ta dëgjonim kurrë...

E dhimbshme/ Leo Messi bën deklaratën që nuk do donim ta

“Si ndihem, që jam në një finale të re të Kupës së Botës? Shumë i lumtur që mund ta arrij këtë, duke mbyllur rrugëtimin tim në një Kupë Bote me ndeshjen time të fundit në një finale. Gjithçka që kam përjetuar në këtë Kupë Bote është shumë emocionuese; çfarë kanë shijuar tifozët, si po argëtohen njerëzit në Argjentinë”.

Pra, Leo Messi, pas fitores ndaj Kroacisë, bëri të ditur se finalja kundër Francës ose Marokut në Katar, më 18 dhjetor, do të jetë ndeshja e tij e fundit me Argjentinën në një Botëror. Më pas ai konfirmoi: “A do të jetë e diela ndeshja ime e fundit e një Botërori? Po, patjetër që po. Janë shumë vite deri në edicionin tjetër dhe nuk mendoj se do të jem atje. Ta përfundoj kështu është më e mira”.

Më pas, Messi iu përgjigj pyetjes: Ju e keni tejkaluar Batistutën në gola dhe keni arritur Matthäus në ndeshjet e Kupës së Botës, a e dinit këtë? Ja përgjigja e yllit argjentinas: “Siç thashë, ajo që ne të gjithë duam është diçka tjetër.

Gjithçka është e mirë, por e rëndësishme është të arrijmë objektivin e grupit. Kjo është është më e bukura. Jemi një hap larg, kemi luftuar kaq shumë dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, si deri tani, për t’ia dalë kësaj here”.


Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore