Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

E bujshme/ Lewis Hamilton drejt tërheqjes nga Formula 1

E bujshme/ Lewis Hamilton drejt tërheqjes nga Formula 1

Angli– Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, është shprehur se nuk do të garojë më në Formula 1 nëse nuk përfundon hetimi i garës së fundit në Abu Dhabi, që i shkaktoi dhe britanikut humbjen e kampionatit.

Hamilton iu mohua titulli i tetë në garën e fundit të sezonit, pas një sërë ngjarjesh të dyshimta që ndodhën xhiron e fundit.

Sipas BBC, pasojat e asaj disfate e kanë lënë të zhgënjyer britanikun dhe nuk do të vendosë për të ardhmen e tij në Formula 1, deri sa hetimi për atë garë të përfundojë.

Piloti i Mercedes, e ka humbur besimin te FIA, pasi drejtori i garës, Majkëll Masi, nuk ndoqi preçedentin në zbatimin e rregullave të makinës së sigurisë.

Hemilton ka mbështetjen e plotë të Mercedes, ndërkohë FIA është e vetëdijshme për pakënaqësitë e tyre dhe do t’i duhet shumë punë për të rifituar besimin e 37-vjeçarit veçanërisht.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore