Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

E bujshme/ Hoteli i Leo Messi-t me vlerë 30 milionë euro do të prishet (Foto)

E bujshme/ Hoteli i Leo Messi-t me vlerë 30 milionë euro do të

Lionel Messi ka fituar së fundmi Topin e Artë të shtatë, por gjërat nuk po shkojnë mirë për argjentinasin në tregun e pasurive të paluajtshme.

Doli, në fakt, se një hotel luksoz i blerë nga kampioni argjentinas në jug të Barcelonës mund të duhet të prishet me urdhër të një vendimi gjykate. Kur ishte te Barcelona, “pleshti”, në vitin 2017, bleu hotelin Mim Sitges, jo shumë larg pronës së tij private, për 30 milionë euro.

E bujshme/ Hoteli i Leo Messi-t me vlerë 30 milionë euro do të

Pa e ditur ai, objekti i akomodimit, raporton gazeta El Confidencial, e marrë gjithashtu nga The Times dhe Bild , do të prishet sepse ndërtesa shkelte rregulloret e planifikimit urban.

Për më tepër, pronari i mëparshëm ishte në dijeni të parregullësive dhe urdhrit të prishjes në momentin e blerjes nga Messi. El Confidencial raporton se sulmuesi i PSG-së nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.

Hoteli me katër yje, me spa dhe 77 dhoma, menaxhohet nga grupi Majestic Hotel dhe ndodhet 50 metra larg plazhit në resortin turistik të Sitges.

E bujshme/ Hoteli i Leo Messi-t me vlerë 30 milionë euro do të

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore