Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

E ardhmja e Ronaldo-s, portugezi refuzon një tjetër ofertë

E ardhmja e Ronaldo-s, portugezi refuzon një tjetër ofertë

Në shtëpinë e Manchester United çështja e lidhur me Cristiano Ronaldo-n mbetet problematike. Lojtari portugez ka përfunduar në shënjestër të kritikave të trajnerit Ten Hag, pasi u larguar para kohe nga stadiumi gjatë një miqësoreje.

“Një sjellje e papranueshme”, kanë qenë fjalët e trajnerit të ri të Djajve të Kuq pas gjestit të bërë nga portugezi.

Edhe për shkak të faktit se United nuk do të luajë në Champions League, CR7 po shikon përreth në kërkim të një skuadre të re që t’i japë mundësinë të luajë në kompeticionin elitar.

Edhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, po vlerëson zgjidhje të ndryshme, por një nga problemet më të mëdha ka të bëjë me rrogën që merr portugezi. Nëse nga njëra anë ka klube që kanë refuzuar ofertat e Mendes, nga tjetra ka klube që janë ofruar, por që janë refuzuar nga luzitani.

Sipas Sport, një nga këto klube që i është ofruar portugezit ka qenë Galatasaray. Klubi turk është shumë aktiv në merkato, me shumë fronte të hapura: nga Torreira tek ajo që çon te Dries Mertnes. Dhe duket se klubi i Stambollit ka provuar të marrë edhe Ronaldo-n.

Por, sicc ka bërë të ditur e përditshmja katalanase, përgjigjja duket se ka qenë negative. Një operacion i dështuar pa nisur mirë nga vetë portugezi që nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester-i për një klub që nuk luan në Champions League.

Në fakt, duket se ka patur kontakte mes klubit turk dhe Ronaldo-s, por ky i fundit synon të luajë te një skuadër që merr pjesë në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore