Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

E ardhmja e CR7, menaxheri i njohur zbulon planin e bujshëm të portugezit

E ardhmja e CR7, menaxheri i njohur zbulon planin e bujshëm të

Pakënaqësia e treguar nga Cristiano Ronaldo për shkak të përjashtimit nga formacioni titullar në ndeshjen e parë të Premier League të United, i ka hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.

Marrëdhënia e tij me Manchester United nuk është aspak e mirë dhe edhe trajneri i ri Erik ten Hag duket se është lodhur me pakënaqësinë e portugezit brenda ekipit.

Në pritje për të gjetur një klub që mund t’i garantojnë pjesëmarrjen në Champions, menaxheri i njohur portugez Paulo Barbosa ka zbuluar planin për të cilin Cristiano Ronaldo po punon bashkë me menaxherin e tij, Jorge Mendes.

“Të gjithë e dinë se Ronaldo nuk është i kënaqur për faktin se është akoma  te Manchester United. Ronaldo nuk luan vetëm, skuadra ka disa rregulla dhe çdo lojtar duhet të respektojë vendimin e trajnerit”, ka thënë Barbosa për Sport-Express.

“Në ndeshjen e mëparshme u larg uar pas pjesës së parë. Po vë në provë durimin e drejtuesve dhe skuadrës. Mendoj se do të forcojë prishjen e kontratës me klubin.

“Si do të përfundojë kjo çështje? Një pyetje për durimin e Manchester United. Sjellja e Ronaldo-s e dëmton imazhin e klubit. Nuk është mënyra më e mirë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore