Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

E akuzonin se gënjente për moshën/ Futbollisti i Lazios: Nuk kthehem më në Itali

E akuzonin se gënjente për moshën/ Futbollisti i Lazios: Nuk

Joseph Minala mori vëmendjen maksimale në vitin 2014, kur bëri debutimin e tij në Seria A me Lazion.

I gjithë diskutimi vinte prej dyshimeve që të gjithë kishin për moshën e tij. Në atë kohë, ai ishte 19 vjeç, por tifozët dhe ambienti sportiv, kishte dyshime duke parë paraqitjen e tij të jashtme, pasi dukej shumë i plakur. Gjithsesi, edhe pse flitej shumë për talentin e kamerunasit, ai kurrë nuk arriti që të kishte shpërthimin e pritur.

Tani në moshën 25-vjeçare, Minala ka përfunduar huazimin e tij tek skuadra kineze e Kindong Huangai për t'u rikthyer në dhjetor tek Lazio. Ai në një intervistë për mediat italiane ka deklaruar se nuk dëshiron të kthehet.

Minala tha:Më vjen keq se çfarë po ndodh tek ju, është një situatë që nuk pritej. Virusi ka ardhur nga Kina, por këtu i kanë bërë tampon të gjithë popullsisë. Tani kanë filluar të mbushen dhe stadiumet në Kinë, ku jeta ka rinisur normalisht. Stadiumet mbushen me 25 mijë persona. Ndërsa në Itali kam frikë të rikthehem pasi njësoj si çdo shtet në botë kanë menduar përsëri karantinën si opsion mbylljeje dhe kriza ekonomike do të jetë e paprecedentë. Ndihem gjithashtu edhe i frikësuar pasi nuk e di saktësisht se çfarë do të gjej tek Lazio. Tani jeta ime në Kinë përfundoi. Do të vendos me drejtuesit bardhekaltër cila do të jetë zgjedhja e duhur."

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore