Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Dzeko kualifikon Interin / Ajaksi fiton për inerci

Dzeko kualifikon Interin / Ajaksi fiton për inerci

Dy gola të shpejtë të Edin Dzekos i siguruan kualifikimin skuadrës së Interit, që mposhti ukrainasit e Shakhtar.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola. Dzeko shënoi dy herë në të dytën, fillimisht në minutën e 61 dhe më pas në minutën e 67.

Fitorja e ngjit Interin në 10 pikë, ndërsa vendi i tretë, që mbahet nga Sheriff Tiraspol ka gjashtë pikë. Këta të fundit ndeshen ndaj Realit të Madridit.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Ajaksi i kualifikuar fitoi 1-2 me përmbysje në Turqi ndaj Beshiktashit. Turqit e mbyllën pjesën e parë në avantazh, por panë që në të dytën gjithçka t’u përmbysej.

Me këtë fitore, Ajaks bëhet skuadra e dytë pas Bayern që në pesë ndeshje të fazës së grupeve në Champions i ka fituar që të gjitha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore