Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pjesa e parë/ Lituani-Shqipëri, kuqezinjve u mohohet një penallti

Pjesa e parë/ Lituani-Shqipëri, kuqezinjve u mohohet një penallti

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes midis Shqipërisë dhe Lituanisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja patën disa raste të artë për gol, ndërsa iu mohua edhe një penallti.

Rasti i parë për Shqipërinë ishtë në minutën e 24’, ku topi i goditur nga Seferi u ndal nga një mbrojtës lituanez me dorë në zonë, por që për arbitrin francez Abed nuk ishte i tillë.

Në minutën e 35-të, sërish brenda zonë sulmuesi i Young Boys goditi brenda zonës, por që topi u prit nga portieri lituanez Svedkauskas.

Në pjesën e parë nga kuqezinjtë janë ndëshkuar me të verdhë Laçi dhe Kumbulla.

FORMACIONET ZYRTARE:

LITUANIA: Svedkauskas, Mikoliunas, Palionis, Girdvainis, Beneta, Simkus, Dapkus, Novikovas, Golukiçkas, Kasiçkas, Kaukzemis.

SHQIPËRIA: Berisha, Kumbulla, Dermaku, Gjimshiti, Veseli, Lenjani, Laçi, Bare, Abrashi, Seferi, Broja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore