Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Dy lojtarë të prekur nga Covid-19, Spanja planifikon vaksinimin e futbollistëve

Dy lojtarë të prekur nga Covid-19, Spanja planifikon vaksinimin e

Koronavirusi po shqetëson jo pak trajnerin e Spanjës Luis Enrique në përgatitjet për Kampionatin Europian, pasi fillimisht rezultoi pozitiv mesfushori me eksperiencë, Sergi Busquets dhe së fundi Diego Llorente.

Kjo bëri që Spanja të anulonte miqësoren e djeshme dhe të zbriste në fushë me ekipin U21, ndërsa trajneri është vënë në alarm dhe ka përgatitur menjëherë një skuadër B për t’i paraprirë çdo lloj situate që mund të krijohet.

Ndërkohë alarmi ka rënë edhe për autoritetet shëndetësore spanjolle, që janë vënë menjëherë në lëvizje dhe kanë marrë përsipër vaksinimin e të gjithë futbollistëve deri më 13 qershor. Spanja do të debutojë në Kampionatin Eurpian më 14 qershor, me sfidën përballë Zvicrës, që do të zhvillohet në stadiumin e Sevilla-s, ndërsa Luis Enrique “kryqëzon gishtat” që të mos ketë të tjerë të prekur nga koronavirusi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore