
Dy ish-interistët turpërojnë zikaltërit, fitojnë Lazio dhe Roma
Inter rrëzohet në fushën e Sampdorias. Ndeshja mes Sampdorias dhe Interit ka dhurur një tablo tjetër, duke bërë zikaltër të humbnin me rezultatin 2-1 dhe duke ceduar jo pak sa i përket garës për titullin kampion.
Zikaltërit humbën një penallti, ku rasti i artë nuk u konkretizua nga Alexis Sanchez në minutën 12-të. Por nuk gabon përballë 11 metërshit një njohje e vjetër e zikaltërve, Candreva që arrin të kalojë në avantazh Sampdorian në minutën e 23-të.
Dorianët arrijnë të shënojnë golin e dytë në fraksionin e parë të ndeshjes me anë të Keita, edhe ky një ish-lojtar i Interit. Në pjesën e dytë, Conte ndërmerr ndryshime fut Lukakun dhe Perisiç, De Vrij, Eriksen dhe Vidal në përpjekje për të përmbysur rezultatin.
Goli i zikaltërve do të shënohet nga De Vrij në minutën e 65-të, duke i ndezur shpresat për një përmbysje. Por as pesë minutat shtesë nuk i mjaftuan lojtarëve zikaltër që të paktën të barazonin ndeshjen.
Zikaltërit humbën një shans të artë, pasi në darkë ishte ndeshje mes Milanit dhe Juventusit, dhe një fitore e mundshme e bardhezjnjve mund t’i ngjiste ato në vendin e parë.
Sa i përket ndeshjeve të tjera, Kaljari humbi ndaj Benevetos në fushën e vet, me rezultatin 1me 2. Roma arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe ndaj Crotones, duke 1 me 3. Për kryeqytetasit gola u shënuan nga Mayoral dy herë dhe Miktarian. Golemic shëoi nga golin e vetëm për Crotonen. Lazio sakaq fitoi me rezulton 2 me 1 ndaj Fiorentinës.
Rezultatet e ndeshjes
Cagliari 1-2 Benevento
Bologna 2-2 Udinese
Crotone 1-3 Roma
Lazio 2-1 Fiorentina
Sampdoria 2-1 Inter
Sassuolo 2-1 Genoa
Torino 1-1 Hellas Verona
Atalanta 3-0 Parma Calcio 1913





Mungon vetëm zyrtarizimi, Tirana zgjedh trajnerin e ri
Historia e plotë >
Habit shqiptari që u shpall kampion bote në arte marciale: Punoj kamarier!
Historia e plotë >


Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kur Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës” në...
Historia e plotë >
Fiaskoja e vaksinimit në Europë
Historia e plotë >
Dyfishohen rastet e të prekurve, harta e qyteteve me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19

Virusi po shkakton më pak vdekje klinike, mjeku jep lajmin e mirë për studimin e ri: Fenomeni i antitrupave dhe përshtatjes

Debati për hapjen e shkollave, eksperti Dasho propozon skemën: Kujdes, shihni Gjermaninë
Biznes


Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >

