Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Duka tërbohet, nuk pranon verdiktin e KOKSH, sulmon vendimin në Lozanë

Duka tërbohet, nuk pranon verdiktin e KOKSH, sulmon vendimin në

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka personi që prej vitesh ke kthyer këtë institucion si një çiflig të tijin, po kërkon të përfshihet furishëm në punët e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Nga mediat është bërë e ditur se Duka do të kontestojë zgjedhjen e Fidel Yllit si kryetari i KOKSH-it në gjykatën e Lozanës, duke pretenduar se ka pasur shkelje në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të këtij organizmi.

Fidel Ylli u zgjodh si president më 17 prill me 40 vota pro. Ndërsa kandidatët Martin Biba mori 4 vota dhe Vojo Malo 12 vota.

Që në fillim të këtij procesi, presidenti i FSHF, Agron Duka në mënyrë të çuditshme e anatemoi dhe paragjykoi duke paralajmëruar kështu se do ta kontestonte dhe në gjykatë.

Ai i cilësoi të dëmshme që zgjedhjet e KOKSH-it të mbaheshin një javë përpara zgjedhjeve parlamentare, duke e lidhur politikisht atë.

Duka që nga që viti 2002 në krye të FSHF-së duket se nuk e pranon zgjedhjet e KOKSH, pasi kërkon të ketë dorë të lirë për të vepruar dhe pasur nën kontroll jo vetëm federatën e futbollit, por synon të ndikojë dhe në organizmin tjetër tejet të rëndësishëm sportiv. Ai qartazi nuk pranon të jetë nën ombrellën e KOKSH-it, siç e parashikon ligji dhe po kërkon të mbretërojë dhe të shpallë autonomin e çifligun të tij qw sundon prej 19 vitesh.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore