Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Dueli mes PSG dhe Manchester City, rikthen përplasjen mes Pocchettinos dhe Guardiolës

Dueli mes PSG dhe Manchester City, rikthen përplasjen mes Pocchettinos dhe

Sot luhet gjysmëfinalja e dytë e Champions League, me PSG dhe Manchester City. Kjo sfidë do të rikthejë edhe përballjen mes dy trajnerëve Maurico Pochettino dhe Pepe Guardiola.

Ndaj edhe kjo përballje mes lojtarëve “big” ka më tepër interes, pasi dy trajnerët kanë qenë kundërshtarë në kampionatin anglez, ku Pochettino drejtonte Tottenham.

Trajneri i Paris St-Germain, Mauricio Pochettino thotë se ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve me Manchester City nuk do të jetë një betejë personale me Pep Guardiola.

Pochettino drejtoi ekipin anglez në fitoren kundër Cityt të Guardiolës në çerekfinalet e garës në 2019.

Të dy kishin gjithashtu shumë beteja në Premier League përpara se Spurs të shkarkonte Pochettino më vonë atë vit.

“Nuk është një betejë personale, nuk është një lojë personale”, tha Pochettino.

"Është një betejë mes dy skuadrave shumë të mira. Kur ju flisni për Pep Guardiola, ju po flisni për një nga trajnerët më të mirë në botë, në mos më i miri. Unë e admiroj Pep jo vetëm për titujt por trashëgiminë që ai po ndërton në futboll".

“Ne duam të jemi në elitën e kësaj gare”

Guardiola e ka udhëhequr Cityn në gjysmëfinale të kompeticionit për herë të parë që kur mori drejtimin në 2016. Ai përballet me një sfidë të vështirë kundër nënkampionit të vitit të kaluar, të cilët kanë mposhtur Barcelonën dhe kampionët në fuqi Bayern Munchen . Guardiola beson se përballja me PSG i ofron skuadrës së tij shansin më të mirë për të provuar se meritojnë të jenë ndër më të mirët në Evropë.

“Ne nuk jemi në elitën e kësaj gare, por duam të jemi atje me siguri," tha ai. "Pronarët, kur morën përsipër, donin të na merrnin më parë atje në Angli dhe ne jemi me fat që jetojmë atje ku jemi tani. Premier League është ajo më e rëndësishmja, por Champions League është ajo më e bukura, mendoj”.

Guardiola ka skuadrën e plotë për të zgjedhur, ndërsa PSG pritet të ketë në gjendje të luajë sulmuesin me 37 gola Kylian Mbappe, i cili u dëmtua kundër Metz në fundjavë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore