Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Dua më shumë Topa të Artë se Messi"/ Drejtori i France Football zbulon fiksimin e Ronaldos

"Dua më shumë Topa të Artë se Messi"/ Drejtori i

Pascal Ferre, drejtori i France Football, revista që jep Topin e Artë, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo i ka thënë se objektivi i tij i vetëm është të ketë fituar më shumë Topa të Artë se Leo Messi kur të ketë varur këpucët në gozhdë.

Sulmuesi i PSG është një nga favoritët të fitojë edicionin 2021 të çmimit prestigjioz. Nëse do ta bëjë këtë, Messi do të ketë shtatë Topa të Artë në total, ndërsa Ronaldo e ka fituar pesë herë Topin e Artë.

“Ronaldo ka vetëm një synim dhe ai është që të tërhiqet nga futbolli me më shumë Topa të Artë se Messi”, ka thënë Ferre për New York Times.

“E di këtë sepse ma ka thënë ai”.

Ferre ka theksuar se emri i fituesit të Topit të Artë është një nga sekretet më të mirëmbajtur në futboll.

“Ky është viti im i gjashtë në drejtim të këtij eventi”, ka shtuar Ferre. “Nuk kam bërë akoma asnjë gabim.

“Nuk dua të gënjej (ata që pyesin se kush është fituesi i këtij vitit). Por u them se nuk mund ta zbuloj emrin sepse fituesi nuk e di akoma, dhe nuk do të ishte e drejtë që të mos ishin ata të parët që ta mësonin”.

Gazetari francez ka zbuluar gjithashtu se Luka Modric “ka qarë si fëmijë” kur Ferre i ka dhënë lajmin se ishte fituesi i Topit të Artë 2018.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore