Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Dridhet djalli"/ Pas Juventus edhe Milan nën hetim, dyshohet për parregullsi

"Dridhet djalli"/ Pas Juventus edhe Milan nën hetim, dyshohet

Seksioni i policisë financiare së ‘Gaurdia di Finanza’ në Itali po heton shitjen e Milanit në verën e vitit 2022.

Sipas prestigjozes ANSA mund të ketë shkelje gjatë momentit që klubi i Milanos ndërroi pronësi nga fondi Elliot tek Red Bird Capital i Gerry Cardinale.

Gjithçka filloi me një ankesë të ish-aksionerit minoritar në menaxhimin e klubit të mëparshëm ‘Blue Skye’ me qendër në Luksemburg që ka ngritur padi për një operacion të parregullt të shitjes së Milanit. Situatë që i shtyu hetuesit të kërkonin për materiale potencialisht të zbulueshme.  

Sipas asaj që ndodh, Blue Skye ankohet se ai kurrë nuk ka dëgjuar për shitjen dhe nuk u informua deri sa u krye akti dhe për këtë arsye do të kishte kundërshtuar një sjellje të supozuar mashtruese.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore