Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Dortmund shkatërron Herthan 5-2, super Haaland realizon poker golash

Dortmund shkatërron Herthan 5-2, super Haaland realizon poker golash

Erling Haaland e ka nisur ditën e sotme duk e u shpallur Golden Boy, çmimi prestigjioz që jepet nga Tuttosport për futbollistin më të mirë Under 21, dhe e ka mbyllur duke realizuar katër gola në Bundesliga.

Gjiganti norvegjez ka qenë protagonisti absolut i ndeshjes së fituar 5-2 nga Borussia Dortmund kundër Hertha Belrin në javën e tetë të kampionatit gjerman.

Një ndeshje që është zhbllokuar në minutën e 33-të nga vendasit me një gol të bukur të  Cunha-s, autor edhe i golit të dytë të Hertha-s, dhe që është përmbysur në pjesën e dytë nga miqtë me katër gola të Haaland. Goli tjetër i verdhezinjvë është realizuar nga Guerreiro.

Kjo fitore e ka ngjitur Dortmund në vendin e dytë me 18 pikë, vetëm një larg Bayern-it kryesues.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore