Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Donnarumma mposht Neuer, shpallet portieri më i i mirë për 2021

Donnarumma mposht Neuer, shpallet portieri më i i mirë për 2021

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit e ka shpallur lojtarin e Paris Saint-Germain dhe Italisë, Gianluigi Donnarumma, portierin më të mirë të vitit 2021.

Ish portieri i kuqezinjve, i cili e ndihmoi klubin të kthehej në Champions League duke përfunduar i dyti në Serie A 2020-21, iu bashkua PSG-së gjatë verës.

Kontrata e tij skadoi dhe italiani vendosi t'i bashkohet gjigantëve francezë, ku ka pasur vështirësi për të luajtur në betejën me Keylor Navas.

Por 22-vjeçari është zgjedhja e parë mes portiereve për Azzurrit dhe ishte një anëtar i rëndësishëm i ekipit që shkoi deri në Kampionatin Evropian 2020.

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit e shpalli portierin e ri si "portierin më të mirë në botë në vitin 2021" në çmimet IFFHS.

“Italiani Gianluigi Donnarumma është kurorëzuar si portieri më i mirë në botë në vitin 2021 me 170 pikë, 95 më shumë se Manuel Neuer, rekordmeni gjerman i Trofeve të IFFHS”, thuhet në një deklaratë.

“Donnarumma ishte një nga heronjtë italianë që fitoi EURO 2020 dhe e ndaloi Neuerin të bëhej i vetmi me rekordin e më shumë trofeve të IFFHS.

“Vendi i tretë në renditje për vitin 2021 shkon për Edouard Mendy, i cili fitoi UEFA Champions League me Chelsean, duke u bërë një nga surprizat e mëdha të vitit!”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore