Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Do takohemi shpejt..."/ Eros Grezda nxjerr mesazhin e fundit me fizioterapistin Ylli Mihali

"Do takohemi shpejt..."/ Eros Grezda nxjerr mesazhin e fundit me

Futbollisti i kombëtares kuqezi, Eros Grezda, ka qenë ndër të parët që ka shkruar për vdekjen e papritur të fizioterapistit Ylli Mihali.

Ky i fundit ndërroi jetë nga COVID pas dy javësh i shtruar në spitalin infektiv. Mihali u prek nga virusi edhe pse kishte bërë 2 dozat e vaksinës Pfizer.

Me punën e tij 27-vjeçare në ekipin kombëtar, Mihali ishte më shumë se fizioterapist për lojtarët kuqezi.

Ai ishte kthyer në një mik për ta, dhe të gjithnjë e kujtojnë me fjalët më të mira. Grezda ka postuar në story të Instagram dhe bisedën e fundit të bërë me Mihalin.

Mihali: Të marrsha të keqen, kështu të dua, do t’i shkelësh me këmbë prapë.

Grezda: Kismet zemra ime, të dua shumë dhe më mungon

Mihali: Kam besim te ty vllai, dhe mua më mungon, por jam i bindur që do takohemi shpejt

"Do takohemi shpejt..."/ Eros Grezda nxjerr mesazhin e fundit me

"Do takohemi shpejt..."/ Eros Grezda nxjerr mesazhin e fundit me

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore