Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Do ta dërgojmë Shqipërinë lart"/ Sylvinho prezantohet me "premtime të mëdha", Edy Reja: Bëra punë të shkëlqyer

"Do ta dërgojmë Shqipërinë lart"/ Sylvinho

48-vjeçari brazilian, i cili luajti e fitoi trofe me skuadra si Barcelona dhe Arsenali, ka firmosur një kontratë 18-mujore me FSHF-në.

Ish-mbrojtësi i majtë zbuloi në konferencën për shtypin pse zgjodhi Shqipërinë dhe tregoi objektivat e tij në krye të kuqezinjve.

"Kemi dëshirë të sjellim rezultate pozitive për të dërguar kombëtaren në pozicionin e duhur. Këtë pashë kur takova presidentin për herë të parë. Edhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për të bërë mirë, për t’i dhënë vazhdimësi projektit.

Të gjithë flasin për zgjedhjet e trajnerit apo pozicionin e tij. FSHF më bindi të merrja përsipër këtë punë. Jemi të kënaqur, besoj do bëjmë një punë të mirë”, u shpreh Sylvinho, i cili menjëherë firmosi kontratën me presidentin Duka.

I pranishëm në prezantimin e trajnerit të ri të kombëtares ishte edhe trajneri që sapo u largua, Edy Reja. Në fjalën e tij të ‘lamtumirës’ Reja tha se ka bërë punë shumë të mirë dhe se një pjesë të zemrës po e lë në Shqipëri.

“Jam jashtëzakonisht i emocionuar në këto momente. Çdo rrugëtim e ka një fundit por si nga ana e rezultateve por edhe raportet njerëzore bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë. Rezultatet që kemi arritur nuk janë për tu lënë mënjanë. Kemi bërë të luajnë për herë të parë rreth 40 lojtarë, kemi qenë shumë afër kualifikimit në botëror dhe për 1 pikë mund edhe të kishim kaluar në ndeshjet me eliminim direkt. Kam gjetur një skuadër që nuk kishte as krye dhe as fund. Pra kemi bërë një punë të jashtëzakonshme. Dua të falënderoj stafin dhe federatën. Po largohem por po lë mbrapa një pjesë të zemrës time. Unë largohem me kokën lart”, tha ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore