Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Djokoviç “mbret” i Australian Open, mposht pa problem rusin Medvedev

Djokoviç “mbret” i Australian Open, mposht pa problem rusin

Novak Djokovic triumfon sërish në Australian Open. Tenisti serb, i cili kryeson edhe renditjen e ATP-së, ia doli të triumfojë me rezultatin 3-0 me sete në finalen e madhe ndaj rusit Medvedev dhe të fitojë për herë të 9 Slam-in prestigjoz.

Ashtu si finalja e djeshme e femrave, edhe sot pati shumë pak histori, pasi Medvedev u përpoq të bëjë rezistencë disi në setin e parë, por u dorëzua pas rreth 45 minutash, duke humbur me shifrat 7-5.

Në setin e dytë Djokoviç e pati edhe më të lehtë të dominojë ndaj kundërshtarit, pasi zgjidhi gjithçka për 36 minuta, duke fituar me shifrat 6-2 dhe duke bërë një formalitet setin final, të cilin e fitoi me shifrat 6-2.

Tenisti 34-vjeçar serb çon në 9 numrin e triumfeve në Australian Open, si askush tjetër në këtë Grand Slam, ndërsa numri i titujve ATP gjatë gjithë karrierës ka shkuar në 82 në total, shifra këto që e bëjnë të pestin sportist më të titulluar në tenisin profesionist.

Novak Djokovic mban kryesimin e renditjes ATP (Shoqata e Tenisit Profesionit) që prej shkurtit të vitit të kaluar, teksa në plot 6 raste e ka mbyllur vitin i pari, një rekord ky që e ndan me ish tenistin Pete Sampras.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore