Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Djali i Pirlos tregon ankthin: Unë dhe babai im kërcënohemi çdo ditë me vdekje

Djali i Pirlos tregon ankthin: Unë dhe babai im kërcënohemi

Nicolo Pirlo – djali i trajnerit të Juventusit, Andrea Pirlo, ka publikuar mesazhet kërcënuese me vdekje për të dhe babanë e tij, ndërsa ka thënë se i merr çdo ditë.

Legjenda italiane e futbollit ka dështuar në sezonin e tij të parë në Allianz Stadium duke i marrë Bianconerët nga kampionë të Serie A (nëntë herë radhazi), kurse nën drejtimin e tij, Zonja e Vjetër rrezikon edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Djali i Pirlos tani ka treguar se merr mesazhe të pakëndshme nga persona që deklarohen si tifozë të Juves.

“Ka një kufi për gjithçka dhe ky kufi është tejkaluar prej kohësh. Të gjithë e kanë fuqinë të thonë çfarëdo që duan, por në këtë rast faji im është vetëm pse jam djali i një trajneri, që siç duket, dikujt nuk i pëlqen”.

“Vendoseni veten në këpucët e mia, si do të ndiheshit?”, ka shkruar 17-vjeçari në Instagram, transmeton Sky Sport Italia.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore