
Djali i luan te Juventusi/ Babai i futbollistit të famshëm: Jam i pastrehë prej një muaji, askush nuk shqetësohet për mua
Babai i sulmuesit të Juventusit, Moise Kean, ndodhet në rrugë, pra është i pastrehë. Kjo është e çuditshme për shkak se Kean është një futbollist, që luan në klube të mëdha dhe ka të ardhura të konsiderueshme, por duket se ai ka vendosur të mos i japë asgjë babait të tij biologjik, teksa ende enigmë është historia mes tyre.
Jean Kean tregon se prej një muaji është i pastrehë, teksa shprehet me siguri se Kean është djali i tij. Gjithsesi, ai nuk zgjedh të thotë asgjë që e hedh poshtë djalin e tij, teksa problemi që kërkon të zgjidhë tani është që të gjejë një strehë për të jetuar normalisht.
“Moise Kean është padyshim djali im, por unë nuk di asgjë për të. U përpoqa të flisja me Juventusin, në kohën kur shkova te zëvendëspresidenti Pavel Nedved, por nuk pati asnjë vazhdim për atë bisedë. Kam më shumë se një muaj që jam i pastrehë. Nuk kam ndërmend t’i jap askujt informacione për djalin tim, as gazetarëve dhe as shoqërisë. Askush nuk është shqetësuar ndonjëherë për mua, unë nuk do të nis të shqetësohem për të tjerët.
Aktualisht jam në rrugë, duhet të mendoj për veten time dhe për të gjetur një çati mbi kokë dhe jo për të dhënë informacione dhe gjykime se kush është më mirë se unë. Kryetari i Fossanos i di vështirësitë e mia dhe po kërkon një shtëpi për mua, mund t’i kërkoni konfirmimin”, përfundoi babai i Kean.






Babai i Messit: Leo dëshiron të kthehet në Barcelonë, por ...”
Historia e plotë >
Zlatan Ibrahimovic lë futbollin
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E BUJSHME! SPAK lëshon arrest me burg për Vangjush Dakon dhe zyrtarë të ...
Historia e plotë >
“A jeni në vete? Ju lutem”/ Doli e TRONDITUR, zbulohet për çfarë dëshmoi...
Historia e plotë >
Rënies së euros nuk po i duket fundi! Ja "PRAGU" që ka arritur monedha europiane

Çfarë po ndodh me valutën europiane? Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të 108 lekëve

Këmbimi valutor 6 qershor 2023/ Si ASNJËHERË më parë, euro shkon në kuotën e...
Aktualitet

Zgjedhjet e 14 Majit/ Rinumërohen votat në bashkinë e Belshit (Rezultati)
Historia e plotë >
Arrestimi i ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, reagon për herë të parë Rama
Historia e plotë >

