Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Disiplina vendos, shpëtojnë Tirana dhe Laçi

Disiplina vendos, shpëtojnë Tirana dhe Laçi

Komisioni i Disiplinës në FSHF është mbledhur sot për të vendosur për ngjarjet që kanë ndodhur në javën e 30-të të Kategorisë Superiore.

Tirana dhe Laçi ia kanë hedhur paq, respektivisht me një paralajmërim dhe një gjobë prej 100 mijë lekësh të rinj, ndërkohë që Erando Karabeci ka fituar gjyqin me Tiranën dhe bardheblutë duhet ta dëmshpërblejnë mesfushorin e Teutës.

Vendimet:

1- KF Tirana, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

2- KF Laçi, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarit të klubit kundërshtar, në bazë të neneve 63/1/c, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3- Akademia e Futbollit, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Bylis, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

4- Shënkolli, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-13 – Grupi A, kundër KF Vllaznia, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

5- Lojtari i Vora U-17, Emiljano Brahimaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6- FK Apolonia U-17, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

7- Lojtari i FK Dinamo, Nico Paterni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8- Lojtari i Tibo 5×5, Ergi Laze, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

9- Tibo, për shkak të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit 5×5 kundër Royal, në bazë të neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

10- Grade Up, për aktivizimin e lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit 5×5, kundër Primo, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

11- Pranimin e kërkesës së kërkuesit Erando Karabeci. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 36, datë 05.11.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore