Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Disa muaj më parë i thanë se “bënte veç për pastruese”, ofendohet sërish gazetarja sportive

Disa muaj më parë i thanë se “bënte veç

Gazetarja sportive në Kosovë, Qëndresa Krelani është bërë sërish viktimë e ofendimeve nga drejtues të futbollit në Kosovës.

Pas rastit të trajnerit të Llapit, që i tha në një studio televizive “se nuk bënte për atë punë, po për pastruese”, këtë herë e ka ofenduar nënpresidenti i Llapit, Amrush Batatina.

Ky i fundit ka komentuar në një lajm të shpërndarë, ku thuhej se gazetarja është në një lidhje dashurie.

Në këtë lajm të publikuar nga një prej portaleve vendore të Kosovës, një koment ofendues e bëri nënkryetari i KF Llapit, Amrush Batatina.

Vetë gazetarja ka reaguar përmes një postimi në Instagram.

“Ja çfarë Presidenti ka Llapi. Kur mësohesh me pas femra shërbëtore në jetë, çdo femër tjetër që ti përplas dallaveret dhe krimet në Superligë të rikthehet obsesion”, thotë ajo.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore