Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Dinamo vetëm 3 pikë larg rikthimit në elitën e futbollit shqiptar, fitorja e afron me SuperLigan

Dinamo vetëm 3 pikë larg rikthimit në elitën e futbollit

Dinamo ka fituar mes shumë vështirësish dhe kontestimesh përballjen me Korabin me shifrën e ngushtë 1-0 duke e shndërruar në formal kalimin për në kategorinë Superiore pasi ka arritur t’i shkëputet Burrelit ndjekës me 4 pikë dhe do t’i mjaftojë një 3 pikësh.

Goli i vetëm i këtij takimi ishte ai i Kolgegës në pjesën e parë, i cili rezultoi goli i fitores dhe i 3 pikëve të arta për blut e kryeqytetit.

Në përfundim të takimit ka shpërthyer festa në kampin Dinamovit si për të festuar edhe pse ende jo zyrtar kthimin në Superligë.


Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore