Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Dinamo në lartësinë e emrit / Trepikësh e argëtim në ndeshjen debutuese të elitës

Dinamo në lartësinë e emrit / Trepikësh e argëtim

Dinamo feston me fitore rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, nëntë vite pas herës së fundit që kishte luajtur në Superiore. 18-herë kampionët e Shqipërisë u shfaqën në lartësinë e emrit që përfaqësojnë përballë Kastriotit në Kamëz, duke fituar 0-2. Përtej shifrave të këtij suksesi, skuadra e Bledi Shkëmbit dëfreu me lojën e saj, duke e dominuar në çdo aspekt kundërshtarin.

Bluve u mjaftuan me pak se 40 sekonda lojë për të zhbllokuar rezultatin. Në vijim të një aksioni të gjatë, Gavazaj harkoi saktë në zonë për Chinedu, që me kokë nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë. E kuptueshme festa e shfrenuar e kryeqytetasve, që ndoshta nuk e kishin menduar realizimin e një goli kaq të shpejtë.

Kastrioti iu afrua barazimit në të 12-tën me Grgic, gjuajtja e të cilit me kokë shkoi mbi tra.

Momente tensioni pak çaste më vonë, pas një përplasjeje mes Imamit dhe Ajazit, futbollisti dinamovit Imami ndëshkohet me karton të verdhë.

Në të 19-tën erdhi goli i dytë i Dinamos, pas një kombinimi mes Ibraimit dhe Chinedu. Edhe në këtë rast i jashtëzakonshëm ish-sulmuesit e Hajdukut, që e kalon topin me parabolë mbi portierin Sali.

Në këtë rast u desh konfirmimi nga sistemi VAR për të konfirmuar golin, pasi anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje.

Agim Ibraimi provoi me një goditje nga distanca në të 32-tën, që shkoi ngjitur në shtyllën, ndërsa pak çaste më vonë Mihana shpërdori një mundësi për golin e 0-3, pas asistit të marrë nga numri 10.

Dominimi i Dinamos vijoi edhe në pjesën e dytë, madje në minutën e 60-të Chinedu humbi një gol të sigurt thuajse mbi vijën fatale, i shërbyer nga Isaevski.

Përpjekjet e Kastriotit, përtej dëshirës së krutanëve për të kthyer rrjedhën e ndeshjes, nuk kishin rrezikshmëri (76’) të lartë. Për t’u veçuar rasti i Grecës (78’), që bëri thuajse gjithçka në mënyrë perfekte, perveçse finalizimin.

I pafat i njëjti futbollist i Kastriotit ën minutën e 84-t, teksa goditja e tij nga jashtë zonës u përplas në shtyllë, më pas në trupin e Harizajt e përfundoi jashtë. Dinamo lëshoi shumë terren në minutat e fundit, por as e djathta e Çelës (87’) nuk shkoi në portë.

Mbyllet me fitoren e pastër të Dinamos kjo përballje, që e konfirmon punën e mirë të kryer në merkato dhe gjatë fazës përgatitore te “nëndetësja blu”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore