Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Dha lajmin e hidhur për vdekjen e Ylli Mihalit, përlotet moderatorja e njohur (VIDEO)

Dha lajmin e hidhur për vdekjen e Ylli Mihalit, përlotet moderatorja e

Moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni, është përlotur gjatë transmetimit live të emisionit “Breaking”. Sidorela ishte duke njoftuar për lajmin e hidhur për vdekjen e Ylli Mihalit.

“Do të ndalemi në një lajm të trishtë që ka të bëjë me fizioterapistin e Kombëtares shqiptare, Ylli Mihalit, i cili vuante prej disa kohësh koronavirusi. Ai është ndarë nga jeta sot. Lajmin e ka bërë me dije vetë Federata shqiptare e Futbollit.

Dha lajmin e hidhur për vdekjen e Ylli Mihalit, përlotet moderatorja e

Zoti Mihali si fizioterapist ka shërbyer për vite me radhë për Kombëtaren shqiptare, ka qenë pjesë edhe e delegacionit në “Euro 2016”. Ishte një nga fizioterapistët më të njohur në Shqipëri.

Federata shqiptare e futbollit, vetë kombëtarja në sfidat e fundit që pati, qoftë me Poloninë, Hungarinë por edhe San Marinon, i kanë kushtuar një respekt të madh, duke veshur edhe fanella të shkruara “Ylli jemi me ty”. Po ashtu edhe disa nga skuadrat e kampionatit shqiptar si Partizani apo klube të tjera, kanë bërë të njëjtën gjë.

Dha lajmin e hidhur për vdekjen e Ylli Mihalit, përlotet moderatorja e

Megjithatë Ylli duket se nuk ia doli nga koronavirusi. Ndoshta merr akoma më shumë peshë në këtë moment, kur shohim se ka ende njerëz që humbasin jetën nga koronavirusi, që duhet t’i dëgjojmë mjekët. Edhe kur thonë se duhet të vaksinohemi, ndoshta duhet ta bëjmë”, tha moderatorja e njohur.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore