Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Derbi "lufte"/ Interi eleminon Milanin nga Kupa, Lukaku dhe Ibrahimoviç përplasen fizikisht

Derbi "lufte"/ Interi eleminon Milanin nga Kupa, Lukaku dhe

Interi kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pas fitores 2-1 në derbin me Milanin, ku nuk munguan golat por edhe tensioni dhe përplasjet fizike në fushë.

Ndeshja filluan me sulme të shumta nga të dy palët, ku Interi ka rastet më të qarta, por është Milani që kalon në avantazh në minutën 31, falë një goditje mjeshtërore të Zlatan Ibrahimovic.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e kuqezinjve, jo para se të përjetohet edhe një përballje e fortë, pothuajse fizike, midis Romelo Lukakut dhe vetë Ibrahimovic, që zgjat minuta të tëra.

Ballafaqimi mes të dyve nuk vijon në pjesën e dytë, sepse suedezi i Milanit ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë të kuqin në minutën 58.

Nga ai moment, Milani kthehet në mbrojtje dhe protagonist bëhet portieri kuqezi Tatarusanu, që kryen të paktën tre ndërhyrje shpëtimtare.

Pro sulmet interiste konkretizohen në fundin e 10 minutave të dhëna për një dëmtim të arbitrit Valeri që u zëvendësua, dhe me protagonistin më të papritur. Ishte danezi Christian Eriksen, që deri tani kishte zhgënjyer, që me një goditje dënimi perfektë kaloi në avantazh Interin në kohën shtesë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore