
Derbi/ Lazio ‘mbreti’ i Romës, futet në lojë sërish për një vend në Champions League
Lazio ka fituar pastër 3-0 derbin e kryeqytetit ndaj Romës në stadiumin ’’Olimpico’’.
Ekipi i Paulo Fonseca filloi mirë ndeshjen, por pas një gabimi trashanik i mbrojtësit Ibanez, që i lejoi golin bomberit Immobile në minutën 14, praktikisht u zhduk nga fusha e “Olimpico”, për herë të parë e boshatisur dhe pa koreografitë që e shoqërojnë tradicionalisht.
Lazio dyfishon në minutën 23 me anë të Luis Alberto, sërish pas një gabimi të Ibanez, me trajnerin romanist që ndoshta u pendua për lënien në stol të Marash Kumbullës.
Në pjesën e dytë, dominimi i djemve të Simone Inzaghit ishte edhe më i dukshëm, i kulmuar nga një gol i bukur, sërish i spanjollit Luis Alberto, në ndeshjen e tij më të mirë të sezonit.
Në minutat e fundit, hapësirë pati edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, por pa mundur t’i shtohet festës bardheblu me një gol që do ta zhbllokonte.
Me fitoren e sotme, Lacio ngjitet në kuotën e 31 pikëve, tre pikë më pak se Roma, dhe mund të mendojë sërish për një vend në Champions League.



I grisi kartonin gjyqtarit, ja sa u dënua futbollisti shqiptar
Historia e plotë >


Gjendet i vdekur në një liqen babai i futbollistit të Liverpulit (FOTO)
Historia e plotë >
“Kjo është vetëvrasje, nëse flas UEFA më dënon 2 muaj"
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

Rusia nxjerr vaksinën e tretë anti Covid, përdoret për këtë kategori personash

COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë
Biznes

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >


Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >