
Derbi i shqiptarëve mbyllet në paqe, s’ka fitues në Olimpiko
Derbi i shqiptarëve në “Olimpiko” u mbyll në paqe dhe pa fitues. Berat Gjimshiti nga njëra anë dhe Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha nga ana tjetër ndanë nga një pikë.
Lacio-Atalanta u mbyll në barazim 0-0, pavarësisht pritshmërive dhe parashikimeve të tifozëve për një ndeshje me shumë gola, nisur nga stili i lojës së dy skuadrave.
Nga Lacio, Strakosha dhe Hysaj u aktivizuan që në fillim të ndeshjes, i pari në portë, ndërsa Hysaj në pozicionin natyral, atë të mbrojtësit të krahut të djathtë. Shkodrani u zëvendësua nga trajneri Sarri në minutën e 69.
Përballë tyre ishte Berat Gjimshiti, që luajti të gjitha minutat si mbrojtës në krahun e djathtë në prapavijën me tre të tillë të vendosur nga trajneri Gasperini.
Barazimi pak u shërbeu të dyja skuadrave, me Atalantën që mban vendin e katërt me 43 pikë dhe Lacion të gjashtin me 36 pikë.




Like a Boss/ Ibrahimovic me shampanjë dhe puro për të marrë titullin kampion
Historia e plotë >
Përmbysje e çmendur/ Manchester City fiton titullin me 3 gola në 5 minuta
Historia e plotë >



Sa po shpenzon Rusia për luftën në Ukrainë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është Ludian Zaimi, efektivi që qëlloi për vdekje kolegun b...
Historia e plotë >
“Më tallte prej kohësh”/ Çfarë tha pas arrestimit polici që vrau kolegun...
Historia e plotë >
Nëse vuani nga këto sëmundje, e keni shumë të vështirë të përballoni ndryshimin e motit!

Sa të rrezikuar jemi nga lija e majmunëve? Flet epidemiologu Ilir Alimehmeti

Moti merr kthesën drastike/ Ja si priten temperaturat të hënën
Aktualitet


U plagos nga kolegu, ndërron jetë në spital punonjësi i policisë (EMRI)
Historia e plotë >

