Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Derbi i Madoninës/ Mbyllet pjesa e parë, Interi në avantazh (video)

Derbi i Madoninës/ Mbyllet pjesa e parë, Interi në avantazh

Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes mes Milanit dhe Interit. Kjo ndeshja e javës së 23-të ka përfunduar me fitoren e zikaltërve që kanë kaluar në avantazh në minutën e 5-të. Goli u shënua me kokë pas një krosimi nga Lukaku në zonë, i cili u gjet i vetëm dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Një gol i rëndësishëm që vlen sa për një titull, pasi ky derbi është ndryshe pasi bëhet fjalë për betejën për titullin kampion.

Interi u shfaq më mirë në pjesën e parë, por milanistët patën një rast të artë në minutën 32-të nga Theo Hernandez. Kuqezinjtë në minutat e fundit të pjesës së parë e rritën presionin në kërkim të barazimit të rezultatit.

Perisiç gjuan në minutën 36-të por Donaruma grushton dhe Luataro nuk arrin të përfitojë duke e nxjerrë jashtë.

Ibrahimoviç më pas gjuajti drejt portëes, por portieri i Interit pret pa problem.  Kaq mjafton qe pjesa e parë të mbyllet në fitoren e zikaltër, ku ndeshja mbetet e hapur.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore