Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Derbi" i Italisë/ Dybala i prish festën Interit në minutat e fundit

"Derbi" i Italisë/ Dybala i prish festën Interit në

ITALI - Nuk ka fitues "derbi" i Italisë. Inter dhe Juventus barazojnë 1-1 një ndeshje që deri pak minuta nga fundi kampionët në fuqi të Serisë A mendonin se kishin siguruar.

Pas një rasti shënimi për Juventusin në minutat fillestare, Interi kaloi në avantazh në pjesën e parë falë një traverse të turkut Calhanoglu që gjeti Edin Dzekon të gatshëm, në minutën 17, duke kontrolluar më vonë lojën.  

Juventusi rriti ritmin në pjesën e dytë, duke ekuilibruar lojën dhe rrezikuar disa herë Handanovic, por në minutat e fundit një faull i panevojshëm i holandezit Dumfries në linjën e zonës së rreptësisë ndaj Alex Sandro su gjykua nga Var si penallti.

Paulo Dybala nuk gaboi duke vulosur rezultatin përfundimtar që ndoshta nuk kënaq asnjë nga ekipet, që mund të përfitonin nga barazimi i Napolit në krye të renditjes dhe që si pasojë mbeten ende larg nga vendi i parë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore