Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Derbi britanik mbyllet në paqe, Anglia e Çekia një barazim larg kualifikimit

Derbi britanik mbyllet në paqe, Anglia e Çekia një barazim larg

Derbi britanik mes Anglisë dhe Skocisë u mbyll në paqe. Sfida e zhvilluar në Wembley përfundoi në barazim pa gola, megjithë përpjekjen e “Tre Luanëve” për të marrë kualifikimin që në këtë ndeshje.

Loja u dominua nga anglezët, por ata ishin të paqartë në fazën ofensive duke mos e kërcënuar seriozisht portën kundërshtare.

Skocia nga ana tjetër u mbroj mirë përgjatë 90 minutave dhe u përpoq të kapë Anglinë në befasi përmes kundërsulmeve, ku në disa raste rrezikoi që të realizonte surprizën e madhe të kësaj mbrëmjeje.

Me këtë barazim, Anglia mban vendin e dytë në grup me 4 pikë, po aq sa Çekia, por që ka shënuar më shumë gola. Skocia nga ana tjetër mban gjallë shpresat e kualifikimit me pikën e siguruar, ndërsa ndeshjen e fundit e ka me Kroacinë, që ka gjithashtu një pikë.

Anglia do të luajë ndaj Çekisë në sfidën e fundit, ku një barazim u siguron të dyjave kalimin për më tej pavarësisht se si do të jetë rezultati i ndeshjes mes Kroacisë dhe Skocisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore