Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Dëmtohet rëndë sulmuesi i Napolit, ja ndeshjet që humbet

Dëmtohet rëndë sulmuesi i Napolit, ja ndeshjet që humbet

Dëmtim i rëndë për futbollistin e Napolit, Victor Osimhen, i cili ishte i detyruar të braktiste fushën gjatë pjesës së dytë në sfidën e humbur 3-2 në fushën e Interit. Në minutën e 50-të, sulmuesi nigerian u përplas kokë më kokë me mbrojtësin zikaltër Skriniar në një dyluftim ajror.

Të dy lojtarët kërkuan menjëherë ndihmën mjekësore me futbollistin sllovak që u ngrit shpejt në këmbë për të vijuar lojën, ndërsa qendërsulmuese nigerian nuk ia doli ta kthehej në aksion. Futbollisti i Napolit iu nënshtrua ekzaminimeve më të detajuara mjekësore që evidentuan frakturë në mollëzën e majtë.

Lojtari duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të kthyer në vend kockat e dëmtuara. Osimhen do të duhet të qëndrojë një muaj jashtë, duke humbur ndeshjet me Spartakun e Moskës dhe Leicesterin në Europa League si dhe sfidat e Serisë A kundër Lazios, Sassuolos, Atalantës, Empolit, Milanit dhe Spezias.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore