Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Dëmtimi, lamtumira, e ardhmja… Federer rrëfen gjithçka para sfidës së fundit

Dëmtimi, lamtumira, e ardhmja… Federer rrëfen gjithçka

Nga Londra, ku po përgatitet për turneun e Laver Cup dhe ku do të zhvillojë ndeshjen e lamtumirës, tenisti zviceran Roger Federer ka folur për herë të parë për mediat për vendimin e marrë. Ai konfirmoi se në këtë turne do të luajë vetëm një ndeshje, atë të lojës dyshe me Rafael Nadal, ditën e premte.

“Vendimin për t’u tërhequr e mora pas përfundimit të Wimbledon. Rikuperimi i gjurit nuk po ecte ashtu si duhet dhe pyeta veten se çfarë kuptimi ka të vazhdoj kështu? Me dukej vetja sikur ecja në akull, që mund të thuhej në çdo moment. Mendoj se ky është vendimi i duhur dhe i vetmi”, tha Federer.

“Tani që mora vendimin jam më i qetë se para se ta bëjë publike lamtumirën. Prindërit e mi, bashkëshortja e vuajtën po aq sa edhe unë. Por tani jam i qetë. Jam në Londrë për Laver Cup dhe ndihem mirë, të paktën në stërvitje. Do të luam vetëm lojën dyshe të premten dhe do t’i vendin Berrettini”, tha Federer.

“Shpresoj që gjuri të mbajë për lojën dyshe. Edhe pse kam ulur ritmin e stërvitjes, kam qenë në formë për këtë turne”, tha Federer. Duke folur për të ardhmen, shtoi: “Dua të vazhdoj të realizoj ndeshje “show”. Nuk do të largohem nga sporti, dua të je mi prëfshirë edhe pse nuk e di ende se si”.


Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore