Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Del urdhëri i arrestit, zhduket Robinho… ‘Komplot’ filmik në Brazil, policia është në kërkim të futbollistit të famshëm!

Del urdhëri i arrestit, zhduket Robinho… ‘Komplot’

Futbollisti i famshëm brazilian Robinho u dënua me nëntë vjet burg vitin e kaluar në një gjykatë në Milano, për përdhunimin që kreu me disa persona të tjerë në vitin 2013.

Megjithatë, një lajm i pabesueshëm vjen nga Brazili. Përkatësisht, Ministria e Brendshme braziliane ka lëshuar një urdhër arresti për futbollistin e njohur, Robinho dhe nuk ka asnjë gjurmë apo zë prej tij.

Policia nuk e gjeti Robinjon në adresën e shtëpisë së tij dhe kërkimi për ish-lojtarin e Real Madridit, Milanit dhe Manchester Cityt, është në vazhdim, shkruajnë mediat braziliane.

Kujtojmë, se vitin e kaluar Robinho u dënua me nëntë vite burg nga gjykata e Milanos për përdhunimin që kreu në një klub nate me disa persona të tjerë në vitin 2013, ndaj një të reje me kombësi shqiptare. 

Siç thuhet, autoritetet italiane kërkuan ekstradim nga Brazili, por duke qenë se nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve, iu desh të drejtoheshin në një zgjidhje tjetër.

Në fund, vendet ranë dakord që Robinho të arrestohej në Brazil dhe të vuante të gjithë dënimin atje, gjë që Brazili e pranoi. Megjithatë, Robinho është zhdukur praktikisht.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore