Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Del Piero “skanon” derbin e sheikëve: City super, e meritoi. PSG? Akoma s’janë ekip, Pochettino gaboi

Del Piero “skanon” derbin e sheikëve: City super, e meritoi.

Manchester City-PSG përfundoi 2-1 për kampionat e Anglisë, të cilët fituan me përmbysje derbin e sheikëve dhe siguruan vendin e parë në grupin A të Champions League. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa 45 minutat e dyta ishin spektakolare.

Ekipi francez kaloi në avantazh me anë të Kylian Mbappe, por “Cityzens” reaguan dhe siguruan fitoren e madhe falë realizimeve të dy sulmuesve Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus.

Ish-kapiteni i famshëm i Juventusit, Alessandro Del Piero, i ftuari i Sky Sport në “Etihad”, analizoi përballjen prestigjioze, duke vlerësuar skuadrën e Pep Guardiolës, teksa nuk i kursen thumbimet ndaj PSG-së.

“Shijuam një ndeshje të bukur, skuadrat na surprizuan me tri gola, duke na dhënë shumë konfirmime por edhe pikëpyetje, sidomos për PSG-në dhe Pochettinon, i cili në një moment të ndeshjes luajti me tre yje përpara: Mbappe, Neymar dhe Di Maria.

Kjo lëvizje i dhuroi shumë hapësira Manchester Cityt. Anglezët, edhe pse pa De Bruyne dhe Grealish, zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer në aspektin e personalitetit dhe e përmbysën me meritë rezultatin.

Këto dy ekipe do të gjejnë sërish përballë njëra-tjetrën, ndërsa ne do të shijojmë spektaklin e tyre. City është e njëjta skuadër që ka qenë gjithmonë, PSG ende nuk është bërë një skuadër totale”, theksoi Del Piero.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore