Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Del ekspertiza/ Vdekja e Maradonas mund të shmangej, përgjegjësia bie mbi mjekun

Del ekspertiza/ Vdekja e Maradonas mund të shmangej, përgjegjësia

Vdekja e Diego Armando Maradona në 25 nëntor 2020 shokoi botën e futbollit. Legjenda argjentinase ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare.

Ai ishte shtrirë në spitalin La Plata më 2 nëntor 2020 dhe fillimisht u tha se u shtrua për arsye psikologjike. Por, vetëm një ditë më pas iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në tru për të trajtuar një hematomë subdurale.

Pas operacionit që u quajt i suksesshëm, ai u la në shtëpi më 12 nëntor dhe mbikëqyrej nga mjekët ambulatorë. Por, më 25 nëntor 2020, në moshën 60 vjeçare, Maradona pësoi një atak në zemër dhe vdiq në shtëpinë e tij në Dique Lujan të Buenos Airesit në Argjentinë.

Vdekja e tij nxiti reagime të shumta dhe tani në bazë të një raporti mjekësor – të transmetuar nga SportMediaset – vdekja e legjendës mund të shmangej.

Vdekja e Diego Armando Maradonas ishte “e shmangshme” dhe përgjegjësitë për vdekjen e ‘Pibe de Oro do t’i atribuohen drejtpërdrejt neurokirurgut Leopoldo Luque dhe psikiatres Agustina Cosachov, të cilët tani rrezikojnë të akuzohen për vrasje pa dashje.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore