Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Dëborë në Kiev / Moti favorizon Dinamon përballë Bayern

Dëborë në Kiev / Moti favorizon Dinamon përballë Bayern

Bayern hyn në fushë si i kualifikuar në krye të grupit D në ndeshjen e parafundit të kësaj faze të Champions, ndërsa Dinamo e Kievit i duhet me patjetër fitorja që të mbajë gjallë shpresat për vendin e tretë, që e kalon në Europa League.

Pavarësisht se kualifikimi është një kapitull i mbyllur, gjermanët duket se nuk kanë ndërmend që të tolerojnë në këtë takim, ku në sulm aktivizohen titullarët, si Muller, Lewandowski, Sane e Coman.

Ndryshime ka pësuar mbrojtja, ku do të aktivizohen Nianzou e Hernandez në qendër dhe Pavard e Davies nga krahët. Qendra e mesfushës i është besuar Tolisso-s dhe Goretzka-s.

Ndërkohë, Kievi është mbuluar nga dëbora dhe moti i ftohtë, që pritet të ndikojë edhe në këtë takim. Pak minuta para nisjes së ndeshjes, punonjësit e mirëmbajtjes së stadiumit u panë duke pastruar dëborën nga tapeti jeshil.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore