Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Dalin përgjigjet/ Edhe tre lojtarë të tjerë të Partizanit me COVID (Emrat)

Dalin përgjigjet/ Edhe tre lojtarë të tjerë të

Tre lojtarë të tjerë të Partizanit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Sipas njoftimit zyrtar të klubit tre pjesëtarë të ekipit: Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe janë asimptomatikë.

Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës.

Partizani njofton se ekipi gëzon gjendje optimale dhe pavarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.

Njoftimi i plotë i FK Partizanit:

FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Instituti Shëndetit Publik), tre pjesëtarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë.

Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.
Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe pavarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore