Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Coutinho ka nevojë për fat, shfaqet me "hajmalinë" e Messi-t tek klubi i ri (FOTO)

Coutinho ka nevojë për fat, shfaqet me "hajmalinë" e

Philippe Coutinho është prezantuar së fundmi te Aston Villa teksa braziliani kërkon të harrojë sa më shpejt aventurën e dështuar te Barcelona dhe të rikthehet e t’ia dalë të shkëlqejë sërish në Premier League ashtu siç bënte në kohët e arta kur vishte fanellën e Liverpool.

Sigurisht, për të qenë në maksimum dhe për të marrë më të mirën në fushë, fantazisti do të ketë edhe nevojën e fatit. Madje, Coutinho e ka menduar shumë mirë këtë pjesë duke qenë se në prezantimin me klubin e Aston Villa-s, ai ka pasur si aksesorë edhe një byzylyk të dhuruar nga Lionel Messi në kohën kur u transferua te katalanasit.

Historia e kësaj “hajmalie” nis shumë më përpara teksa argjentinasi e trashëgoi atë nga një gazetar i cili ia dhuroi “pleshtit” pasi ai humbi një penallti në ndeshjen e grupeve të Botërorit 2018 ndaj Islandës. Gjithsesi, byzlyky tashmë i përket Coutinhos edhe pse duhet theksuar se 29-vjeçarit nuk është se i ka bërë shumë punë, megjithatë historia mund të ndryshojë te Aston Villa e drejtuar nga Stiven Gerrard.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore