Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Copa America/ Rodriguez i jep fitoren e parë Argjentinës, merr tre pikët edhe Kili

Copa America/ Rodriguez i jep fitoren e parë Argjentinës, merr tre

Pas barazimit në ndeshjen e parë në grupet e Copa America-s ndaj Kilit, Argjentina ka gjetur fitoren e parë, pasi ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Uruguain në një sfidë shumë të luftuar në “Estadio National de Brasilia”.

Lionel Messi ishte sërish protagonist për “albicelestët”, por këtë herë në versionin e njeriut asist, pasi shërbeu saktë për Guido Rodriguez në minutën e 13’ të ndeshjes dhe mesfushori i Betisit në La Liga e pati të lehtë të dërgojë topin në rrjetë.

Më pas ishte radha e Uruguait që të provonte të rikthejë baraspeshën, por përveç një dominimi të lehtë në qarkullimin e tpit, dyshja Suarez-Cavani nuk arritën të godasin asnjëherë portën e Argjentinës. Nga ana tjetër Messi & Co zbritën disa herë rrezikshëm dhe iu afruan golit të dytë, por nuk ia dolën. Gjithsesi Argjentina feston fitoren e parë në grup, që e ngjit në krye në kuotën e 4 pikëve.

Merr fitoren e parë në grup edhe Kili, që mposhti me rezultatin minimal 1-0 Bolivinë. Skuadra e drejtuar nga Lasarta nuk bëri një paraqitje fort bindëse, por falë një starti agresiv, arriti të gjejë golin me vlerë 3-pikëshe që në minutën e 10’, falë futbollistit anglez të natyralizuar në kilen, Brereton.

Më pas Kili administroi mjaft mirë avantazhin, kjo falë edhe portierit Klaudio Bravo, që bëri disa pritje të mira, veçanërisht në pjesën e dytë, kur Bolivia filloi të besojë te marrja e një rezultati pozitiv dhe shtoi presionin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore