Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Conte, para sfidës ndaj Crotones: Po shpërblehemi për djersën dhe netët pa gjumë

Conte, para sfidës ndaj Crotones: Po shpërblehemi për

Interi “fluturon” drejt titullit kampion. Këtë shtunë, me një kombinim rezultatesh, që nuk janë shumë të mundshme, mund të festojë matematikisht “Scudetton”. Por para se të shohë këtë kombinim, duhet të fitojë ndaj Crotones. Gjatë konferencës për shtyp një ditë para sfidës, Antonio Conte dha këtë opinion për sfidën ndaj kalabrezëve:

“Djemtë e dinë që ne duhet të bëjmë Interin, nëse mendojmë të bëjmë diçka ndryshe, do të ketë surpriza të këqija. Duhet të kemi respekt për Crotonen. Ata do të jenë shumë të motivuar, do të luajnë kundër të parëve në renditje. Duhet vendosmëri dhe grintë. Duam të shpërblehemi për djersën dhe netët pa gjumë. Të gjithë këtu, në Pinetina, e dinë se diçka e jashtëzakonshme do të ndodhë, nga lojtarët te punonjësit e klubit.”

Antonio Conte foli shkurtimisht edhe për vizitën e presidentit Steven Zhang, i cili ka munguar për një kohë të gjatë.

“Me presidentin patëm një përshëndetje të thjeshtë, ai gjithashtu përshëndeti lojtarët dhe na uroi fat. Ai e di shumë mirë që ne ende nuk kemi fituar asgjë.”

Trajneri i Interit nuk duket i shqetësuar për gjendjen fizike të lojtarëve të tij.

“Lodhja ashtu siç ndikon për ne, ndikon edhe për të tjerët. Ne jemi gati të bëjmë diçka të jashtëzakonshme dhe historike për klubin. Nuk mendoj se duhet të merremi me lodhjen. Nëse dikush është i lodhur, duhet të më thotë, që ulet në stol. A ishte fitorja ndaj Juves pika e kthimit të sezonit? Mendoj se ka pasur disa pika kyçe këtë sezon, nuk është një ndeshje e vetme. Një moment tjetër vendimtar ishte kur arritëm kreun për herë të parë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore