Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Conte: Ky titull është special, ja momenti vendimtar i sezonit

Conte: Ky titull është special, ja momenti vendimtar i sezonit

Interi u rikthye të triumfojë në kampionat plot 11 vite pas tripletës së famshme dhe e bëri këtë 4 javë para fundit të Serisë A, ndërsa Antonio Conte zgjodhi një lidhje direkte në Rai 2 për të ndarë emocionet e para të këtij suksesi.

Tekniku zikaltër pranoi se ndonëse është titulli i pestë që fiton në karrierë, ky me Interin është më i veçanti për rrethanat si ka ardhur, teksa shprehet i lumtur që do të kalojë një fund sezoni të qetë. “Jemi shumë të kënaqur për këtë arritje, për vete dhe për tifozët tanë, ndaj do të jemi më të relaksuar këtë fund sezoni. Në aspektin personal ishte një arritje e jashtëzakonshme, pasi pranova të vij te Interi në një moment të komplikuar dhe për më tepër, në rivalin kryesor të Juves, ku unë kam kaluar shumë vite karrierë si futbollist e trajner. Hasa në situata shumë të vështira, por pranova sfidën dhe punova me përulësi, ndaj mundi u shpërblye”, tha Conte.

Ky ka qenë një sezon mjaft i komplikuar për zikaltrit, pasi verën e kaluar presidenti Zhang njoftoi për pezullimin e projektit të nisur, ndërsa lojtarët kanë ende rroga të pa marra, megjithatë Conte evidenton një tjetër moment si pikë kthese.

“Mendoj se eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte edhe pika e kthesës. Aty pati shumë kritika, disa edhe të padrejta, por djemtë ia dolën t’i kthejnë në burim force dhe karikimi për të bërë mirë. Nuk ishte aspak e lehtë, por këta djem i treguan të zotë për t’u shndërruar në një grup kompakt”, u shpreh trajneri zikaltër. Në një sukses meritë kanë të gjithë dhe këtë e thekson edhe Conte, që nuk veçon asnjë nga të tijtë, ndërsa për të ardhmen pranon se gjithçka do të diskutohet në momentin e duhur me drejtuesit e skuadrës.

“Do të ishte e padrejtë që të veçoja emra në një moment feste, edhe për faktin që në një rrugëtim të gjatë drejt suksesit, të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre. Sa i përket të ardhmes, do të kemi mundësi të flasim në fund të sezonit. Tani të festojmë këtë arritje dhe të respektojmë kampionatin, pasi ka ende edhe 4 ndeshje”, u shpreh Conte.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore