Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Conference League/ Laçi shkruan historinë dhe kualifikohet më tej, do ndeshet me Anderlecht

Conference League/ Laçi shkruan historinë dhe kualifikohet më

Laçi ka arritur kualifikimin historik në Conference League. Pas rezultatit të përgjithshëm 1-0, dhe barazimit të sfidës së dytë, skuadra shqiptare kalon në turin tjetër ku do të ndeshet me Anderlecht-in e Belgjikës. 

Pjesa e parë u dominua nga kurbinasit, madje këta të fundit krijuan edhe raste për gol.

Falë kundërsulmeve, Laçi i tregoi rumunasve të Craiova se do ta kenë të vështirë përballjen.

Fitorja e pastër 1-0 në sfidën e parë i jep dhe më shumë qetësi e besim se mund t’ia dalin përballë një rivali me një buxhet shumë herë më të madh dhe të mbushur me lojtarë me shumë peshë.

Bardhezinjtë reklamuan një penallti për faull ndaj Guindo në minutën e 20-të ndërsa dy minuta më pas ishte Renato Malota që nuk arriti të koordinohej si duhet për të shtyrë topin në rrjetë.

Sigurisht nuk mungoi as protagonizmi i portierit Alen Sherri i cili mbajti portën të pa prekur në minutën e 35-të.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore