Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Chelsea shkatërron Juven, Barcelona në mëshirën e Bayern

Chelsea shkatërron Juven, Barcelona në mëshirën e Bayern

Juventusi nuk duhej të humbte më thellë se 2-0 ndaj Chelsea-t për të ruajtur vendin e parë në grupin H. Por, bardhezinjtë u shkërmoqën përballë anglezëve në Londër.

Chelsea fitoi 4-0 me gola të shënuar nga Chalobah, James, Hudson-Odoi dhe Ëerner. Me këtë rezultat, të dyja skuadrat janë të kualifikuara për në fazën tjetër me nga 12 pikë, por kryesimi i grupit i kalon anglezëve me golavarazh më të mirë. Ndeshja tjetër mes Malmos dhe Zenit përfundoi në barazim 1-1.

Ndërkohë, Barcelona ka barazuar pa gola ndaj Benfikës dhe lë çështjen e kualifikimit në mëshirë të Bayern në ndeshjen e fundit. Katalanasit mbajnë vendin e dytë me këtë rezultat, por u duhet me patjetër fitorja ndaj Bayern në ndeshjen e fundit, ose të shpresojnë në një hap fals të Benfikës në sfidën ndaj Dinamos së Kievit.

Më herët, kualifikimin e siguroi Manchester United, që mposhti 0-2 Villareal, që do të ndajë me Atalantën në Itali biletën e dytë në këtë grup. Italianëve u mjafton një barazim për të kaluar më tej.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore